Përbërësit
- 3 kokrra domate
- 5 spec jeshil
- 2 thelpinj hudhër
- 5 lugë gjelle gjizë
- 3 kokrra vezë
- kripë
- piper i zi
- piper i kuq
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja
1
Skuqni specat në një tigan të thellë me vajin e ullirit.
2
Pasi të jënë zbutur pak shtojini 2 thelpi hudhër dhe pak kripë
3
Më pas shtoni domatet e prera në kubikë dhe të qëruara nga lëkura, piper të zi, piper të kuq.
4
Shtoni gjizën dhe përzijeni. Më pas shtoni vezët, me ngadalë në mënyrë që të mos priten nga nxehtësia.
5
Shërbejeni të ngrohtë.