Përbërësit
700 gr kërpudha Shampinjon
200 ml pana
2 lugë vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
pak majdanoz (të grirë imët)
1 lugë gjelle gjalpë
kripë
piper
Përgatitja
1
Në një tigan me vaj ulliri skuqni hudhrat. Shtoni kërpudhat e prera dhe i lini rreth 10 minuta derisa të vyshken.
2
Shtoni panën, majdanozin dhe trazojini mirë.
3
Në një tigan tjetër skuqni filetot e pulës me pak gjalpë. Marinojini sipas dëshirës me kripë dhe piper.
4
Pasi të jenë gati i servirni në pjatë dhe sipër i shtoni kërpudhat me pana. Vendosni edhe një gjethe borzilok. Ju bëftë mirë!