Përbërësit
1 kg mish derri
500 gr patate
3 gr piper i zi
2 degë rozmarinë
6 thelpi hudhër
20 gr kripë
90 ml vaj ulliri
Përgatitja
1
Mishin e derrit lyejeni me kripë jo të imët, krijoni me thikë të çara të vogla ku vendosni thelpinjtë e hudhrave dhe spërkateni me vaj ulliri.
2
Patatet përziejini me rozmarinë dhe vendosini rrotull mishit në tavë pasi mishi të jetë pjekur përgjysmë.
3
Më pas spërkateni tavën me piper të zi dhe lëreni të piqet plotësisht.