Gjellë me Qiqra

Perime, Pjata kryesore

Përbërësit
200 gr qiqra (të ziera, të qëruara)
1 kokërr qepë (mesatare)
1 thelpi hudhër
10 lugë gjelle salcë domatesh
400 ml ujë
1 spec i kuq
1 spec jeshil
pak spec djegës (jeshil)
vaj ulliri
majdanoz
rigon (i tharë)
2 lugë gjelle sheqer kane
kripë
piper
4 kokrra vezë
spec djegës (i thatë)
2 luge sheqer kane ((luge gjelle))

Përgatitja
1
Në një tigan të madh, hidhni vaj ulliri, një thelpi hudhër të grirë dhe qepën e grirë shumë hollë.
2
Kur qepa të fillojë të marrë ngjyrë, shtoni sheqerin dhe lërini të karamelizohen.
3
Më pas shtoni specin e kuq, specin jershil dhe specin djegës të prerë në kubikë.
4
Hedhim qiqrat e ziera dhe të qëruara.
5
Hidhni rigon dhe spec të kuq, kripë dhe piper.
6
Shtoni në tigan 10 lugë gjelle salcë domatesh.
7
Shtoni 400 ml ujë dhe lëreni të ziejë 30 minuta.
8
Të gjithë përzierje hidheni në tavë, shtoni sipër 4 kokrra vezë, spërkatini me spec djegës të thatë, kripë dhe vendosini të piqen për 15 minuta me 200 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *