Përbërësit
- 1 kg aragosta
- 300 gr domate qershi
- 2 degë selino
- 20 gr majdanoz
- 100 ml verë e bardhë
- 15 gr kripë (sipas dëshirës)
- 1 gr piper (sipas dëshirës)
Përgatitja
1
Merrni arragostën dhe ndajeni përgjysmë. Pastrojeni mirë dhe thajeni me një pecetë.
2
Në një tigan hidhni pak vaj ulliri dhe më pas selinonë e grirë.
3
Lëreni tiganin për 4 minuta në zjarr dhe më pas shtoni aragostën. Kavërdiseni derisa të marrë ngjyrë të kuqe të theksuar nga të dyja anët.
4
Pas kësaj shuajeni me verë. Kur vera të ketë avulluar shtoni pak ujë, vëreni kapakun dhe lëreni të vlojë për 10 minuta.
5
Më pas shtoni domatet qershi dhe majdanoz të grirë. Pasi të ketë avulluar uji dhe domatet qershi të jenë bërë, arragosta është gati.
6
Shërbejeni në një pjatë stërgjatëshe, mbi një shtresë rukolash që i keni shtruar më përpara.