Përbërësit
100 gr sallam
250 gr miell i tipit 00
1 pako pluhur pjekës
2 vezë
100 ml qumësht
50 gr djathë parmixhano
60 gr ullinj
Përgatitja
1
Në fillim prisni sallamin në pjesë të vogla. Më pas në një enë shtoni miellin, pluhurin pjekës, vezët, qumështin dhe i trazoni mirë.
2
Tani shtoni parmixhanon, sallamin dhe ullinjtë. E përzieni edhe njëherë mirë masën.
3
Lyeni format e muffins me pak gjalpë. Vendosni me kujdes tek secila masën që përgatitët. Vendosni tek secila pak mozarela dhe përsëri vendosni një shtresë tjetërnga brumi.
4
E fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Muffins e kripur janë gati për tu shijuar!