Kërminj të mbushur

Perime, Te shpejta

 

Përbërësit
  • 16 kërminj toke (“Elix Snail Farm”)
  • 200 gr gjalpë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1/2 kokërr lime
  • gjethe menteje
  • majdanoz
  • borzilok
  • kopër
  • galetë
  • kripë
  • piper
Përgatitja
1
Shpëlajini disa herë me ujë të kripur. Ziejini për 10 minuta në një enë me ujë të kripur. Largojini nga guaska dhe vendosini në një tas.
2
Vendosni gjalpin në një tas mesatar. Shtoni pak kripë dhe piper. Copëtoni mentenmajdanozinborzilokun, koprën dhe hudhrat. Shtojini te gjalpi. Shtoni lëngun e limes dhe pak lëkurë të grirë. Përziejini mirë.
3
Shtoni pak kripë dhe piper te kërmijtë. Mbushni guaskat me përzierjen me gjapë dhe me kërminj.
4
Vendosini në një tavë dhe spërkatini me pak galetë. Piqini në temperaturën 180 gradë Celcius për 3 minuta.
5
Shërbejini menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *