Komposto Qershie ose Kumbulle

Komposto, Pije dhe Kokteil

Përbërësit
100 lt ujë
400-500 gr sheqer
1 kg qershi (të freskëta)

Përgatitja
1
Ziejmë ujin me sheqerin derisa ai të shkrijë plotësisht e të bëhet një shurup normal.
2
E lëmë të ftohet plotësisht shurupin.
3
Marrim një vazo që i reziston temperaturës së lartë, të cilën e kemi sterilizuar më parë.
4
Hedhim frutat e lara dhe të pastruara brenda në vazo.
5
Mund t’i ndani ose jo, kjo sipas dëshirës tuaj.
6
U shtojmë shurupin.
7
E mbyllim vazon me fruta dhe e vlojmë në një tenxhere të madhe.
8
Kontrollojmë herë pas here temperaturën, pasi nuk duhet t’i kalojë gradët e momentit që uji fillon e vlon.
9
Nëse është shumë e nxehtë stabilizojmë temperaturën.
10
E shohim me sy nëse kanë zier. Nëse po, i heqim nga zjarri. I lemë të ftohen dhe e mbyllim hermetikisht vazon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *