Përbërësit
- 1/2 filxhan thërrime buke
- 1/4 filxhan djathë (i grirë)
- 2 vezë
- 3 kungulleshkë
Përgatitja
1
Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 220 gradë Celcius.
2
Lyeni një letër alumini me pak yndyrë dhe lëreni mënjanë.
3
Shtoni thërrimet e bukës dhe djathin në një enë të cekët dhe përziejini sëbashku.
4
Më pas hidhni vezët në një enë tjetër dhe i rrihni me anë të një piruni.
5
Prejini kungulleshkat në shirita rreth 1 centimetër dhe kalojini në përzierjen me vezë.
6
Më pas kalojini edhe në enën me djathë dhe thërrime buke dhe renditini në fletën metalike.
7
Vendosini në furrë të piqen për rreth 24 minuta, derisa të marrin një ngjyrë të artë.