Luleshtrydhe të Marinuara

Embelsira, Te shpejta

Përbërësit
100 gr luleshtrydhe
60 gr kos
30 gr sheqer
10 ml uthull balsamike (e cilësisë së mirë)
1/4 kokërr lëkurë limoni (e grirë)

Përgatitja
1
Presim luleshtrydhet në copa të vogla dhe i marinojmë në një tas me uthullën dhe 10 gram sheqer. I lëmë të rrinë në frigorifer të marinuara, për rreth 10 minuta.
2
Përziejmë kosin me sasinë tjetër të sheqerit derisa ky i fundit të shkrijë.
3
Nxjerrim luleshtrydhet nga frigoriferi, i kullojmë dhe i vendosim me kujdes në një gotë shampanje ose martini. U hedhim sipër kosin dhe i spërkasim me lëkurën e grirë të limonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *