Përbërësit
320 gr makarona (në formë guacke)
150 gr kungulleshkë
80 gr bizele
vaj ulliri
50 gr djathë i bardhë
kripë
piper
Përgatitja
1
Zieni ujin dhe hidhni kripë, më pas hidhni bizelet të ziejnë. Pasi të ketë filluar sërish të ziejë, hidhni edhe makaronat guackë.
2
Prejini ndërkohë kungulleshkat në feta të holla. Hidhuni kriupë dhe piper dhe më pas lyejini me 2 lugë gjelle vaj ulliri.
3
Grijeni djathin e bardhë. Kullojini dhe hidhini ashtu siç janë të ngrohta në tiganin me kungulleshka. Trazojini mirë dhe spërkateni me piper dhe djathin e grirë. Shërbejeni të ngrohtë, ose të ftohtë.