Përbërësit
- 500 gr kallamar (të pastruar)
- 300 gr makarona (Garofalo Schiaffoni)
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 thelpinj hudhër
- 3 domate qershi (të prerë përgjysmë)
- 3 lugë gjelle salcë domatesh(të freskët)
- pak majdanoz (të grirë imët)
- gjysmë gote verë e bardhë
- kripë
- piper
Përgatitja
1
Në një tigan me pak vaj ulliri, shtoni hudhra, domatet e prera përgjysmë dhe verën. Trazojini mirë dhe shtoni kallamarët.
2
Shtoni kripën dhe piperin dhe i lini të skuqen për 5 minuta. Më pas i shtoni salcën e domateve dhe majdanozin.
3
Ndërkohë në një tenxhere me ujë të valuar shtoni pak vaj ulliri. Shtoni makaronat dhe pasi të kenë zierë i kaloni tek tigani ku kishim më parë kallamarët.
4
Trazojini mirë dhe në fund i shërbeni të ngrohta në një pjatë. Makaronat me kallamarë janë gati për tu shijuar!