Makarona me pesto dhe djathë kaçkavall

Pasta dhe rizoto, Te shpejta

Përbërësit
1 pako makarona
1 thelpi hudhër
pak majdanoz
vaj ulliri
pesto (roso tigullio me domate të thara dhe fistëkë)
salcë domatesh

piper
100 gr djathë kaçkavall
kripë

Përgatitja
1
Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni për të zierë makaronat .
2
Ndërkohë grini imët hudhrat, majdanozin. Në një tigan me pak vaj ulliri  skuqni hudhrat me salcën me domate dhe fistëkë. Trazojini mirë dhe shtoni pak ujë.
3
Më pas shtoni dy lugë salcë. Rregullojeni me kripë e piper , sipas dëshirës.
4
Shtoni makaronat . Grini sipër pak djathë kaçkavall. Shërbejini të ngrohta. Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *