Përbërësit
- oriz (Riso scotti 5 Cereali Integrali nga “Teuta”)
- 4 kokrra luleshtrydhe
- 1/2 kokërr portokall
- 1/4 kokërr shegë
- vaj ulliri
- uthull balsamike
- 1 thelpi hudhër
Përgatitja
1
Në një tigan të thellë me ujë të valuar shtoni Riso scotti 5 Cereali Integral. Pasi të ketë zierë i shtoni në një enë ku keni vendosur më parë rukola dhe sallatë jeshile.
2
Sipër i shtoni luleshtrydhet e prera imët, portokallin, shegët, vajin e ullirit, uthull balsamike dhe hudhrat. I përzieni mirë dhe shijojeni!