Patëllxhanë të Mbushur

Perime, Pjata kryesore

Përbërësit
  • patëllxhan (mesatarë)
  • karotë
  • qepë (e madhe)
  • domate (të pjekura)
  • 4 lugë gjelle djathë (i copëtuar)
  • piper
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • kripë
  • rigon

Përgatitja
1
Lajini me kujdes patëllxhanët, thajini me letër kuzhine dhe prejini në mes për së gjati. Hiqjuani tulin dhe prijini në copa.
2
Gatuajini pjesët e jashtme në ujë të bollshëm me kripë për 20 minuta, derisa të bëhen të butë, kullojini dhe vërini mënjanë.
3
Ngrohni vajin në një tigan dhe skuqni qepën derisa të zbutet.
4
Shtoni karotat e prera në kube dhe domaten e grirë.
5
Lërini të gatuhen për ndonjë minutë dhe më pas shtoni dhe tulin e patëllxhanit, pak kripë, piper dhe rigon.
6
Lëreni të gatuhen në flakë të ngadaltë përreth 20 minuta duke i përzier herë pas here.
7
Shtoni 2 lugë djathë, përzejini mirë, mbushni patëllxhanët dhe vendosini në tavë. Shpërndani djathin e grirë dhe futeni në furrë në 180° C për 15 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *