Përbërësit
1 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle miell
120 ml qumësht
1 lugë gjelle konjak
1 lugë çaji vanilje
1 portokall (vetëm lëkura e tij)
2 lugë gjelle sheqer
2 kokrra vezë
pak kripë
Përgatitja
1
Fillimisht lyejmë kupat me gjalpë dhe i pudrosim në të gjithë sipërfaqen e brendshme me sheqer.
2
Ndërkohë në një tigan të vogël të thellë shkrijmë gjalpin në temperaturë mesatare.
3
Më pas shtojmë miellin duke e trazuar për 2-3 minuta.
4
Shtojmë qumështin. E trazojmë me tel derisa masa të fillojë të vlojë dhe të trashet.
5
E largojmë nga zjarri duke i shtuar pak kripë, vanilje, lëkurën e portokallit dhe dy të verdha vezësh.
6
E trazojmë dhe e lemë të ftohet.
7
Ndërkohë rrahim të bardhat e vezëve derisa të bëhen marengë. Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë t’i rrahim përsëri të bardhat.
8
E bashkojmë marengën me kremin e përgatitur dhe me të mbushim kupat e suflesë.
9
I vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 12-15 minuta.
10
Para servirjes i pudrosim me sheqer vanilje.