Përbërësit
- 230 gr brumë (pice, në temperaturën e dhomës)
- 1/3 filxhan çaji vaj ulliri(ekstra i virgjër)
- 1 filxhan çaji domate (të freskëta, të copëtuara)
- 1/2 filxhan çaji pançetë (ose proshutë e copëtuar, e tiganisur derisa të jetë bërë krokante)
- 1/3 filxhan çaji ullinj të zinj(ose jeshilë, të copëtuar)
- 2 vezë (të mëdha)
- 1/2 filxhanë çaji djathë parmixhano (ose Pecorine të thërmuar)
- 1/4 filxhan çaji ajkë(qumështi)
- 3 lugë gjelle borzilok (të freskët, të copëtuar)
- piper i zi (i trashë)
Përgatitja
1
Nxehim paraprakisht furrën në 230 gradë C. Shtrijmë brumin me dorë në një rreth të trashë 31-36 cm dhe e vendosim në tepsi pjekjeje që e kemi pluhurosur lehtë me miell misri.
2
Lyejmë mirë me vaj ulliri pjesën e sipërme të brumit të picës dhe pastaj hedhim sipër domate, pancetta (ose proshutë) dhe ullinj.
3
Në një tas të vogël rrahim së bashku vezët, djathin dhe ajkën dhe pastaj i hedhim mbi brumin e picës duke i shpërndarë në mënyrë të barabartë me pjesën e pasme të lugës.
4
Rregullojmë borzilokun mbi përzierjen e vezës dhe i pjekim derisa të bëhet krokante dhe të marrë ngjyrë kafe të lehtë, rreth 15 deri në 20 minuta.
5
E spërkasim sipër me piper të zi të trashë, e presim në copa dhe e shërbejmë menjëherë.