Pule me arra

Kalorike

Përbërësit
  • gjysmë pulë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2 lugë gjelle arra (të grirë)
  • vezë (të verdhat)
  • 50 gr gjalpë
  • kripë
Përgatitja
1
Presim pulën në copa të vogla dhe e shtojmë në tigan ku e skuqim pak.
2
Më pas i hedhim 300 ml ujë dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta.
3
Ndërkohë bëjmë brumin duke përzier miellin me arrët e grira dhe të verdhat e vezëve. E punojmë mirë me dorë sa të marrim një masë të plotë të cilën e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë karameli.
4
Shtojmë lëngun e pulës dhe e lëmë derisa masa të bëhet pak kremoze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *