Përbërësit
- 500 gr kofshë viçi (e grirë)
- 300 gr bizele
- 100 gr patate (të ziera)
- 100 gr thërrime buke
- 2 qepë
- 1 vezë
- miell
- qumësht
- gjalpë
- majdanoz
- djathë kaçkavall (i grirë)
- kripë
- piper
Përgatitja
1
Për recetën e qofteve me bizele, përzieni mishin e viçit me patatet e ziera të shtypura mirë, bukën e zbutur në qumësht dhe të shtrydhur lehtë, vezën, 2 lugë kaçkavall, pak erëza të grira, kripë dhe piper.
2
Me këtë masë formoni shumë topa të vegjël, lyejini me miell dhe skuqini në gjalpin e shkumëzuar me qepët e grira.
3
Shtoni më pas bizelet, mbulojeni enën dhe lërini të gatuhen përreth 10 minuta. Shërbejini të ngrohta.