Përbërësit
- 200 gr thjerrëza të kuqe
- 200 gr grurë (i qëruar)
- 1 kokërr qepë (e grirë imët)
- 1 lugë koncentrat domatesh
- 1 lugë e vogël kripë
- 1 lugë e vogël spec i kuq
- 1 lugë e vogël kumin pluhur
- 1 tufë majdanoz (i grirë)
- 6 copë qepë e njomë (të grira)
Përgatitja
1
Lani mirë thjerrëzat dhe ziejini me ujë (4-fishi i sasisë së thjerrëzave), për rreth 20 minuta, ose deri kur të zbuten.
2
Pak para zierjes shtoni grurin dhe ziejini akoma për 2 minuta.
3
Fikni zjarrin dhe lërini të pushojnë për disa minuta dhe më pas hiqni ujin e tepërt.
4
Në një tigan shtoni vajin e ullirit dhe skuqni qepën me koncentratin e domateve. Shtoni ingredientëte tjerë (me përjashtim të gjethes së sallatës jeshile), përziejini mirë dhe lërini të ftohen.
5
Formoni qoftet me thjerrëzat, grurin dhe përbërësit e tjerë dhe servirini në pjatë me gjethet jeshile.