Rizoto me perime dhe fileto viçi

Pasta dhe rizoto, Perime

Përbërësit
vaj ulliri
1 qepë (e grirë imët)
perime
1 pako oriz
1 gotë verë e bardhë
kripë
erëza
1 degë rozmarinë
4 filetë viçi (të vogla)
pak djathë kaçkavall (të grirë)
uthull balsamike

Përgatitja
1
Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën. Më pas shtoni perimet e prera imët.
2
Pas 5 minutash shtoni një filxhan oriz dhe trazojeni mirë. Shtoni edhe verën. Shtoni një gotë ujë dhe rregullojeni sipas dëshirës me kripë dhe erëza. E lini të ziejë dhe nga fundi i grini sipër pak djathë kaçkavall.
3
Në një tigan me pak vaj ulliri vendosni një degë rozmarinë dhe skuqni me kujdes nga të dyja anët filetot e viçit.
4
Shërbeni rizoton në një pjatë të thellë dhe sipër i vendosni filetot e viçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *