Përbërësit
- 2 kg mish derri (pa kocka)
- 3-4 thelpinj hudhër (e shtypur)
- 1 lugë gjelle rozmarinë (e freskët e grirë imët)
- 1 kokërr qepë (e madhe e grirë imët)
- 2 lugë uthull molle
- 500 ml lëng perimesh
- 50 gr gjalpë
- 1 kokërr qepë (e vogël e grirë imët)
- 1 lëkurë limoni (e grirë)
- 50 gr bukë (e bardhë, e grirë)
- 1 lugë gjelle rozmarinë
- 6 kokrra mollë golde(mesatare)
Përgatitja
1
Pasi e kemi larë dhe tharë, mishit i bëjmë disa prerje më të thella me majën e thikës, më pas e vendosim në tavolinë dhe e spërkasim brenda me kripë, piper të zi, rozmarinë dhe hudhër. E mbulojmë me një qese plastike dhe e lemë mënjanë të marinohet për 20 minuta. Ndërkohë nxehim furrën në temperaturën 200 gradë.
2
Pasi mishi të ketë kaluar kohën e marinimit, marrim një tepsi (ku ai do të piqet) dhe hedhim qepën në fund të saj sëbashku me disa fije rozmarinë.
3
Më pas vendosim roston, që e kemi lidhur më parë me spango kuzhine. I vendosim sipër letër alumini dhe e lëmë të piqet për 30 minuta. Pas kësaj kohe e ulim temperaturën e furrës në 170 gradë dhe lemë të piqet edhe për 30 minuta të tjera.
4
Më pas ia heqim letrën e aluminit dhe e lemë brenda në furrë edhe për 2 min.
5
Ndërkohë filloni me përgatitjen e mollëve. Në një tigan të madh hidhni gjalpin dhe sapo të ngrohet pak shtoni qepën. Lëreni të kavardiset derisa qepa të marrë ngjyrën e artë. Më pas ulni temperaturën e sobës, shtoni lëkurën e limonit, bukën e thërrmuar, rozmarinën dhe përziejeni mirë.
6
Hiquni mollëve pjesën e brendshme të farave, pa i ndarë në mes, dhe mbushini me qepët e kavardisura, bukën e thërrmuar, rozmarinën dhe lëkurën e limonit e më pas spërkatini nga jashtë me pak uthull.
7
Ndërkohë hapni furrën dhe në tepsinë e rostos vendosni edhe mollët që të piqen. Ngrihni temperaturën e furrës në 180 gradë dhe piqini edhe për 25 minuta. Provojeni nëse është pjekur rostoja, duke e shpuar në mesin e saj. Nëse nxjerr një ngjyrë në rozë apo të kuqe, rostoja nuk është pjekur dhe duhet të qëndrojë edhe 10-15 minuta.
8
Pasi gjithçka të ketë përfunduar, lëreni roston të ftohet për 15 minuta e më pas shërbejeni me një salcë, të cilën mund ta përgatisni nga yndyra që ka nxjerrë vetë mishi i derrit, duke i hedhur pak rozmarinë.