Sallatë e përzier

Perime, Sallata, Te shpejta, Vegjetariane

Përbërësit
4 gjethe sallatë jeshile
5 kokrra domate qershi
1/2 kokërr limon
rukola
pak kripë
1 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja
1
Pasi i lajmë dhe i pastrojmë mirë të gjithë përbërësit, fillojmë të përgatisim sallatën.
2
Unë e coptoj sallatën jeshile, nuk e pres. I mban më shumë vitaminat kështu.
3
Më pas shtojmë rukolën dhe domatet e vogla qershi.
4
Në fund hedhim fetat e limonit, të cilat i japin më shumë shije.
5
Para se ta servirmim i hedhim kripën në sasinë e duhur, mund të përdorim dhe pak uthull balsamike, kjo në bazë të dëshirës.
6
Në fund e spërkasim me vajin e ullirit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *