Përbërësit
1 qepë e njomë
1 avokado
1 tufë majdanoz
100 gr domate qershi
200 gr filetë pule (të marinuar me kripë)
4 lugë gjelle majonezë
lëng limoni
kripë
2 lugë gjelle vaj ulliri
100 gr fasule (të ziera)
1 pako makarona
Përgatitja
1
Si fillim grini imët qepën e njomë, avokadon, majdanozin. Ndani përgjysmë domatet qershi.
2
Në një tigan me vaj ulliri skuqni filetot e pulës të marinuara. Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni makaronat .
3
Në një enë të vogël bashkoni majonezën, lëngun e limonit, kripën, piperin, vajin e ullirit dhe trazojini mirë.
4
Tani merrni një tas të madh dhe vendosni brenda saj makaronat. Sipër i shtoni fasulet e ziera, qepën e njomë, avokadon, filetot e pulës, domatet qershi.
5
I përzieni mirë dhe sipër i shtoni majdanozin dhe salcën që përgatitët pak më mirë. Trazojini të gjithë përbërësit dhe sipër i shtoni pak djathë të grirë parmixhano. Shijojen