Sallatë me Oktapod dhe Patate

Perime, Sallata
Përbërësit
  • oktapod (1 kg)
  • patate
  • gjethe dafine
  • gjysmë kokrre qepë
  • 1 fije selino
  • karotë
  • 1 lugë uthull
  • kripë
  • majdanoz
  • 3 lugë vaj ulliri
Përgatitja
1
Vini në zjarr një enë plot me ujë me gjethen e dafinës, një lugë uthull dhe perimet brenda.
2
Eleminoni pjesët e brendshme të oktapodit, sytë dhe sqepin dhe lajeni mirë. Mbështeteni në një mbajtëse druri dhe rriheni pak me rrahësin e mishit.
3
Kur uji të ketë zier, zhytini tentakulat të oktapodit 3-4 herë derisa të jenë përdredhur.
4
Në këtë moment fusni të gjithë oktapodin në ujë dhe lëreni të gatuhet për 40 minuta në flakë të ulët.
5
Pasi të mbarojë gatimin, kullojeni dhe prijeni në copa. Gjatë gatimit të oktapodit lajini mirë patatet dhe ziejini me lëkurë për 30 minuta.
6
Kullojini dhe lërini të ftohen, më pas qërojini dhe prijini në kube.
7
Vendosni oktapodin dhe patatet në një tas të posaçëm, hidhni 2 lugë vaj ulliri dhe majdanoz të freskët të grirë. Futeni në frigorifer për 1 orë dhe shërbejeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *