Përbërësit
- 100 gr pançetë (pançetë “Fix”)
- 200 gr filetë pule
- 1/4 kokërr lakër
- 1 filxhan kafeje majonezë
- 1 gotë kos
- 7 copë açuge
- 6 kokrra kaper
- 4 lugë djathë parmixhano
- misër
- majdanoz
Përgatitja
1
Grini lakrën imët dhe lëreni mënjanë. Prejini filetot e pulës në 3 feta të holla. Skuqni pançetën “Fix” dhe filetot e pulës në temperaturë mesatare për disa minuta. Prejini në copa të vogla.
2
Shtoni majonezën, kosin, açuget, kaperin dhe parmigianon në një gotë të madhe. Përziejini mirë me një frulator.
3
Shtoni lakrën, filetot e pulës, majdanozin e grirë, pançetën “Fix”, pak kripë dhe misrin në një tas të madh. Shtoni përzierjen me majonezë, pak piper dhe përziejini mirë.
4
Vendoseni sallatën në një pjatë për servirje dhe shërbejeni me pak bukë të thekur.