Përbërësit
200 gr shpretka
50 gr mish i grirë
100 gr bumbarre viçi (të brendshmet ose gjendrat)
50 gr mëlçi
qepë
hudhër
erëza (piper, rigon)
kripë
cipë bagëtie
karotë
patate
domate
Përgatitja
1
Fillimisht ndajmë shpretkën përgjysmë.
2
Me anën e një thike të mprehtë krijojmë një xhep.
3
Ndërkohë përgatisim mbushjen.
4
Grijmë qepën, hudhrat, mëlçinë dhe bumbarret në copa kubike.
5
Përgatisim masën e mbushjes duke shtuar edhe mishin e grirë.
6
Hedhim brenda erëzat dhe e punojmë.
7
Më vonë fillojmë dhe bëjmë mbushjen e shpretkës.
8
Tek pjesa ku e çamë me thikë e kapim me stikadent.
9
E vendosim në një tavë. Shtojmë zarzavatet në formë kubike. Shtojmë pak yndyrë dhe e fusim në furrë në temperaturë 200 ºC për 1-1 orë e gjysmë.