Përbërësit
1 lt qumësht
6 lugë sheqer
6 lugë oriz
vanilje
Përgatitja
1
Orizin e vendosim në ujë dhe e lëmë të ziejë derisa të bëhet si llaç (nuk duhet ta mbushni tenxheren me ujë, por vetëm dy gishta sipër orizit).
2
Ndërkohë vendosim qumështin në sobë dhe kur ai të valojë, hedhim orizin dhe vaniljen. E lëmë në zjarr derisa të bëjë flluska.
3
Kur e shpërndajmë nëpër tasa, i hedhim kanellë dhe fruta të thata sipas dëshirës.