Nuk ka si gjyshet, ato falin dashuri pafund në çdo fjalë e përkëdhelje ashtu si edhe në gatimet e tyre shijeplota.
Dhe nuk ka asnjë dyshim, që në ka një shije që ndjell dëshirën për t’u ulur menjëherë drejt tryezës ato janë pikërisht gatimet e gjysheve
Gatime me aromë të mrekullueshme e shije mahnitëse që shijojnë pamasë si të kripura ashtu edhe të ëmbla.
Gatimeshqiptare.com sjell më poshtë një recetë tipike të përgatitur nga gjyshet duart arta, ajo e supës fantastike që të kënaq oreksin në çdo kohë.
Përgatitja e Supës së Gjyshes në Shtëpi
Përbërësit
Një pulë e vogël ose zog fshati
Një e verdhë vezë
100 ml kos (në vend të kosit mund të përdorni edhe qumësht)
2 lugë gjelle miell
Dy lugë vaj ulliri vaj ulliri
Një lugë gjalpë
Kripë
Piper
Majdanoz
Lëngu i kokërr limoni
Përgatitja
Pastrojeni pulën mirë dhe lajeni me ujë të rrjedhshëm.
Më pas kriposeni dhe vendoseni në një tenxhere që të zjejë.
Ndërsa mishi i pulës është duke zjerë, në një tigan hidhni një lugë vaj ulliri dhe pak gjalpë.
Shtoni miellin , lëreni të skuqet duke e përzjerë. Më pas hiqeni nga zjarri dhe hollojeni me pak nga lëngu i pulës (3-4 lugë).
Lëreni mënjanë dhe në një enë hidhni aty kosin dhe përzjeini bashkë derisa të njëtrajtësohen.
Pasi pula të ketë zjerë, marrim lëngun dhe e hedhim në një tenxhere të thellë.
Shtojmë aty miellin me kosin, duke e përzierë vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza.
E vendosim tenxheren në zjarr të ngadaltë dhe e lëmë të zjejë për pak minuta duke vijuar ndërkohë ta përzjejmë.
Më pas pulën e zjerë, e presim në copa dhe për më shumë shije mund ta skuqim me pak gjalpë para se ta shtojmë në tenxhere.
Në fund, supës i hedhim të verdhën e vezës të rrahur melëng limoni, e përzjejmë, shtojmë dhe pak piper e majdanoz të freskët të grirë hollë.