Supë fshati

Perime, Supa, Vegjetariane

Përbërësit
  • 1 lt lëng perimesh
  • 150 gr fasule (miks fasulesh)
  • 100 gr thjerrëza
  • 100 gr qiqra
  • 100 gr bathë
  • 100 gr elb
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 degë selino
  • 1 kokërr karotë
  • gjethe dafine
  • qepë (e bardhë)
Përgatitja
1
Për të përgatitur supën e fshatit bashkoni fasulet, bathët, qiqrat dhe thjerrëzat në një tas.
2
Mbulojini legumet me ujë dhe lerini të pushojnë për 12 orë.
3
Pas kësaj kohe, kullojini legumet dhe shpërlajini me ujë të bollshëm.
4
Ndërkohë prisni në copa të vogla selinonë, qëroni karotën dhe prijeni në copa të vogla.
5
Në një tigan të thellë hidhni pak vaj dhe shtoni qepën dhe një thelpi hudhër të plotë.
6
Skuqeni për 5 minuta deri sa qepa të zbutet.
7
Më pas shtoni selinonë, karotën e grirë imët, pak kripë dhe piper.
8
Shtoni një garuzhde lëng të nxehtë.
9
Lerini të ziejnë për 5 minuta të tjera, aq sa perimet të zbuten. Hiqni me ndihmën e një luge hudhrën.
10
Shtoni në tigan legumet dhe elbin.
11
Përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe shtoni lëng të nxehtë pule deri sa të mbulohen plotësisht.
12
Aromatizojeni supën me një gjethe dafine dhe vazhdoni zierjen deri kur legumet dhe drithërat të jenë zbutur.
13
Herë pas here përziejeni supën me një lugë druri në mënyrë që legumet të mos ngjisin.
14
Koha e zierjes është 1 orë e gjysmë (35 minuta nëse përdorni tenxhere me presion).
15
Supa është gati për t’u servirur, e nxehtë ose e ngrohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *