Përbërësit
- 1 kokërr qepë
- 1 kokërr patate
- 30 gr gjalpë
- 45 ml vaj ulliri
- 1 lt lëng perimesh
- 150 ml pana
- 1 gr piper i kuq
- 15 gr kripë
- 2 gr piper i zi
- 4 feta proshutë e tymosur
- 45 ml vaj ulliri
Përgatitja
1
Grini qepën hollë dhe lëreni mënjanë. Qëroni pataten, pastrojeni dhe grijeni në kubikë. Në një tigan hidhni gjalpë dhe vaj ulliri, shtoni qepën e grirë dhe kaurdiseni me një lugë druri derisa të ketë marrë një ngjyrë të artë.
2
Shtoni pataten e grirë në kubikë dhe skuqini së bashku. Shtoni lëngun e perimeve dhe lërini të ziejnë derisa patatja të jetë zbutur. Më pas kaloni patatet dhe lëngun me një garuzhde në blender. Supa do të jetë bërë kremoze.
3
Më pas hidheni sërish supën në tenxhere, shtoni panën, piperin e kuq, kripën dhe piperin e zi. Përzieni në mënyrë që erëzat të shpërndahen njëtrajtësisht. Në një tigan shtoni proshutën e grirë hollë dhe vajin e ullirit.
4
Skuqini së bashku dhe më pas proshutën e skuqur shtojani sipër supës.