Supë kremoze me Perime

Perime, Supa

Përbërësit
1 qepë (e madhe, e qëruar dhe e prerë imët)
2 thelpinj hudhër (të prerë imët)
2 karotë (të mëdha, të qëruara dhe të prera në kube të vegjël)
2 fije selino (të lara dhe të prera në masë sa karrotat)
4 lugë gjelle vaj vegjetal
300 gr perime (të qëruara dhe të prera)
600 ml lëng pule (ose mish viçi)
1 gjethe dafine
1 lugë gjelle erëza
1/2 lugë gjelle kripë
piper

Përgatitja
1
Në një tigan apo enë për supë ngrohni vajin vegjetal, shtoni qepën dhe gatuajini ngadalë deri sa qepa të zbutet.
2
Shtoni hudhrën, karrotat dhe selinonë dhe gatuajini për 5 minuta, por kujdes mos digjni hudhrën.
3
Shtoni perimet e prera dhe përziejini, shtoni dhe lëngun e mishit dhe gjethen e dafinës dhe gatuajini përreth 20 minuta.
4
Kalojeni në blender supën, mund të zgjidhni ta lini kremoze ose me pak copëza perimesh, sipas dëshirës.
5
Vazhdoni ta gatuani supën dhe për 5 minuta të tjerë që të shterrojë dhe pak, hidhini kripë dhe piper për shije dhe shërbejeni. Kjo supë mund të ruhet edhe në ngrirje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *