Supë me Peshk

Supa

Përbërësit
  • 1 kg peshk (Skorfan ose Rufio)
  • 1 kokërr qepë (mesatare)
  • 3 copë karotë
  • 2 thelpi hudhër
  • 2 kokërr patate
  • 15 gr kripë
  • 1 tufë majdanoz
  • 100 ml vaj ulliri
Përgatitja
1
Pastroni mirë peshku nga luspat dhe ziejeni për shumë pak minuta. Më pas pastrojeni nga lëkura dhe halat dhe thërrmojeni. Lëreni mënjanë.
2
Lëngun e peshkut kullojeni dhe po ashtu mbajeni mënjanë.
3
Në një tigan të madh hidhni sipas radhës, të grira: hudhrën, qepën,karotat dhe kaurdisini. Hera herës, për të mos u tharë, shtoni lëng peshku.
4
Më pas shtoni patatet e prera dhe lërini të ziejnë derisa të zbuten. Shtoni të gjithë lëngun e peshkut. Në fund shtoni peshkun e thërrmuar.
5
Lëreni dhe për disa minuta, që të gjithë përbërësit të njëtrajtësohen dhe ndajeni në pjata, duke i zbukuruar me vaj ulliri të freskët dhe majdanoz të grirë.
6
Shoqërojeni me bukë të thekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *