Përbërësit
500 gr presh (i grirë)
500 gr patate (të grira)
2 lugë gjelle gjalpë
kripë
piper
150 ml ujë
100 gr djathë (i tymosur)
200 ml qumësht
200 ml kos
disa gjethe presh (i pjekur)
Përgatitja
1
Në një tenxhere shtoni gjalpin të shkrijë dhe më pas shtoni preshin e grirë, patatet, kripën dhe piperin. Përzieni derisa të jenë skuqur mirë sëbashku. Shtoni ujin dhe lërini të ziejnë derisa perimet të jenë zbutur.
2
Shtoni djathin e tymosur dhe përzieni supën sërish. Kalojeni supën në mikser në mënyrë që të bëhet kremoze.
3
Kalojeni sërish supën në tenxhere të marrë valë.
4
Shtoni qumështin me ngadalë dhe përzieni. Shtoni kosin dhe përzieni me shpejtësi. Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës.
5
Në një tas supe shtoni supën dhe spërkateni sipër me disa fije presh i pjekur.