Supë me Thjerrëza

Perime, Supa, Vegjetariane

Përbërësit
  • 1 1/4 filxhani thjerrëza
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 kokërr qepë (mesatare)
  • karotë (të pastruara e të prera në kubikë)
  • 2 degë selino
  • 2 thelpinj hudhër (të prera imët)
  • kripë
  • piper (i bluar në çast)
  • 1 kuti domate (të prera në kubikë)
  • 11 filxhanë lëng pule
  • 4 degë gjethe trumzë
  • 2/3 filxhani makarona tub
  • 1 filxhan djathë parmixhano(të grirë)
Përgatitja
1
Nxehni vajin në një tigan të madh, hidhni qepët e grira, karotat dhe selinonë. Pasi të jenë kavërdisur pak shtoni hudhrën, kripën dhe piperin.
2
Kavardisini deri sa perimet të bëhen të buta, rreth 5- 8 minuta.
3
Shtoni domatet, kavardisini edhe ato derisa ta kenë reduktuar lëngun dhe pothuajse të jenë bërë plotësisht.
4
Më pas shtoni thjerrëzat në tigan, përziejini mirë, shtoni lëngun e pulës dhe lërini të ziejnë në temperaturë mesatare për 30 minuta, derisa thjerrëzat të jenë zbutur.
5
Shtoni dhe makaronat lërini të ziejnë të gjitha së bashku për gati 8 minuta. Rregullojini me kripë e piper.
6
Hidheni supën e thjerrëzave nëpër tasa, shtojini përsipër pak djathë të grirë parmixhano dhe pak vaj ulliri. Shërbejeni të ngrohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *