Tasqebap

Kalorike, Pjata kryesore

Përbërësit
  • 500 gr mish viçi
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë çaji miell
  • qepë (të grira imët)
  • 1 thelpi hudhër
  • karotë (të prerë kubikë)
  • patate
  • domate (të prerë kubikë)
  • 100 ml ujë
  • pak kripë
  • gjethe dafine
  • pak majdanoz
Përgatitja
1
Në një tigan me vaj ulliri skuqni mishin e viçit. Shtoni miellin, qepën, hurdhrën, karotën, patatet dhe domatet. I trazoni mirë dhe ndërkohë i shtoni ujin.
2
Shtoni kripë dhe gjethet e dafinës. I lini të ziejnë për 20 minuta.
3
Në fund e shërbeni të ngrohtë në një pjatë dhe sipër i shtoni pak majdanoz. Tasqebapi është gati!

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *