Përbërësit
- 600 gr mish qengji
- 500 ml qumësht (qumësht “Lufra”)
- kripë
- piper i zi
- trumëz
Përgatitja
1
Prejeni mishin në copa dhe vendoseni të ziejë në një tenxhere me ujë të kripur për 90 minuta.
2
Tranferojeni më pas në një tavë. Shtoni 0.5 litra qumësht. Hidhni kripë, piper dhe pak trumëz.
3
Vendoseni në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë Celcius për 15 minuta.
4
Vendoseni në një pjatë për servirje dhe dekorojeni me një degë trumëz.