Përbërësit
- 1 kg spec jeshil (për skuqje)
- 1 kg patëllxhan
- 1 qepë
- 4 thelpinj hudhër
- rigon
- 1 tufë majdanoz (i freskët)
- borzilok
- piper i zi
- vaj ulliri
- vaj vegjetal
- 500 ml salcë domatesh
- 500 ml qumësht
- 40 gr miell
- 40 gr gjalpë
- 1 vezë
Përgatitja
1
Presim në shirita specat dhe patëllxhanët. I vendosim në tavë, u hedhim kripë, rigon të thatë, pak vaj vegjetal dhe i pjekim në furrë për 10 minuta në 180 gradë.
2
Ndërsa piqen në furrë specat dhe patëllxhanët, në një tigan hedhim vajin e ullirit, qepën, hudhrat dhe i vëmë në flakë mesatare.
3
Pasi të kenë marrë ngjyrë të artë dhe të jenë zbutur shtojmë salcën e domateve, borzilokun, majdanozin dhe i lëmë të gatuhen për 20 minuta.
4
Pasi kemi hequr nga furra specat dhe patëllxhanët u hedhim sipër salcën që përgatitëm.
5
Përgatisim dhe salcën beshamel; në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin dhe e lëmë të skuqet duke e përzier derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë qumështin dhe vazhdojmë të përziejmë që të mos lëmë të formohen toptha brumi.
6
Sapo salca të jetë trashur, shtojmë vezën e rrahur. E lëmë vetëm për pak sekonda të përzihet me salcën dhe e heqim.
7
Salcën beshamel e hedhim sipër tavës me perime dhe e fusim në furrë për 20 minuta në 180 gradë celcius.