Thjerrëza me Spinaq

Perime, Supa, Vegjetariane

 

Përbërësit
1 lugë gjelle vaj
2 qepë (të grira)
3 thelpinj hudhër (të shtypur)
1/2 filxhan çaji thjerrëza
2 filxhan çaji ujë
300 gr spinaq
kripë
piper i zi

Përgatitja
1
Vendosni qepën në tigan dhe kavardiseni për 10 minuta në nxehtësi mesatare, deri sa të fillojë të marrë ngjyrë të artë.
2
Shtoni hudhrën dhe kavardiseni dhe për një minutë. Më pas shtoni thjerrëzat dhe ujin.
3
Lëreni masën që të ziejë. Mbulojeni tiganin, uleni nxehtësinë dhe lëreni për rreth 30 minuta, deri sa thjerrëzat të zbuten.
4
Pastaj, shtoni spinaqin e pastruar dhe të grirë. Rregullojeni me kripë.
5
Mbulojeni tiganin dhe lëreni për 10 minuta të tjera. Në fund, hidhini piper dhe për t’i dhënë më shumë shije mund t’i shtoni përsëri hudhra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *