Përbërësit
- 6 vezë (të verdhat)
- 3/4 filxhan sheqer (i bardhë)
- 2/3 filxhan qumësht
- 1 e 1/4 gota ajkë (qumështi, me përqindje 36 – 40 përqind yndyrë e rrahur me sheqer)
- 1/2 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
- 450 gr maskarpone
- 1/4 filxhan kafe (e zier fort në temperaturën e dhomës)
- 2 lugë gjelle rum
- 2 pako biskota (Lady Finger, me densitet të ulët, të thata, të ëmbla me bazë vezën dhe të buta si sfungjer me formën e ngjashme të një gishti)
- 1 lugë gjelle kakao pluhur (i paëmbëlsuar)
Përgatitja
1
Në një tigan mesatar, përziejmë mirë së bashku të verdhat e vezëve dhe sheqerin. I përziejmë në qumësht dhe i gatuajmë në temperaturë mbi mesataren, duke i trazuar vazhdimisht, derisa përzierja të vlojë.
2
I vlojmë lehtë për 1 minutë. I heqim nga i nxehti dhe i lemë të ftohen pak. I mbulojmë mirë dhe i lemë të ftohen në frigorifer për 1 orë.
3
Në një tas mesatar rrahim kremin me vanilje.
4
Përziejmë mascarpone-n në përzierjen e të verdhave të vezëve deri sa të krijohet një masë e butë.
5
Në një tas të vogël, përziejmë kafen dhe rumin. Thyejmë biskotat në gjysmën e gjatësisë së tyre dhe i spërkasim me përzierjen e kafesë.
6
Vendosim gjysmën e biskotave të ngjyera në fund të një pjate gatimi. Përhapim gjysmën e përzierjes së mascarpone-s mbi biskota dhe gjysmën e kremit mbi të.
7
I shtresëzojmë sërish në të njëjtën mënyrë dhe i spërkasim me kakao. I mbulojmë dhe i lemë të ftohen në frigorifer për 4 deri në 6 orë.