Torta e Dashurisë

Embelsira
Përbërësit
  • 200 gr gjalpë
  • 200 gr miell
  • 100 gr çokollatë e zezë
  • 30 gr kakao
  • 200 gr sheqer
  • 3 kokërr vezë
  • 50 ml qumësht
  • 1 gr kripë
  • 5 gr pluhur pjekës
Përgatitja
1
Fillimisht rrihni gjalpin në temperaturë ambienti bashkë me sheqerin, shtoni në të dhe çokollatën e shkrirë në banjomari dhe më pas hidhini vezët një e nga një.
2
Trazoni miellin me kakaon dhe shtoni gradualisht tek gjalpi i rrahur me sheqerin.
3
Më pas, shtoni qumështin dhe vazhdoni ta trazoni ngadalë.
4
Lyeni një tepsi në formë zemre me pak gjalpë, pudroseni me pak miell, shtoni në të brumin e përgatitur dhe piqeni në temperaturë 180 gradë për 35-40 minuta.
5
Tortën mund ta dekoroni me krem qumështi sipas dëshirës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *