Përbërësit
- 5 kokrra patate (mesatare)
- 280 gr rikota (ose gjizë pa kripë)
- 2 kokrra vezë
- vaj ulliri
- 300 gr spinaq
- kripë
- piper
- 3 qepë e njomë
Përgatitja
1
Prisni patatet në kubikë dhe ziejini me pak kripë.
2
Ndërkohë skuqni qepët e njoma në vaj ulliri dhe 3 minutat e fundit shtoni spinaqin. Hidhni kripë e piper.
3
Rikotën përziejeni me 2 kokrra vezë dhe shtoni kripë.
4
Në një tepsi shtoni patatet e ziera, shtypini dhe krijoni bazën e tortës.
5
Hidhni shtresën e spinaqit të gatuar, më pas rikotën me vezët.
6
Piqeni në furrë për 15 minuta ne 200 gradë.