Përbërësit
200 gr miell
2 vezë
vaj ulliri
kripë
400 gr mish (copa të ziera, gjoks pule, vici etj.)
3 feta bukë (të zbutura në qumësht)
djathë kaçkavall (i grirë)
arrëmyshk
1 lt lëng mishi
piper
Përgatitja
1
Për pastën: Punojeni gjatë miellin me vezë, një lugë vaj dhe pak kripë. Lëreni të pushojë.
2
Mbushja: Kalojini në mikser copat e mishit të zier dhe bashkojini me bukën e zbutur, 3 lugë kaçkavall të grirë, piper dhe arrëmyshk.
3
Hapeni brumin hollë, prijeni në kuadratë me brinjë 3 cm. Hidhni në qendër të çdo kuadrati mbushjen dhe formoni tortelinit me to. Ziejini dhe shërbejini në lëngun e nxehtë.