Përbërësit
- 2 feta pançetë
- 3 Kokrra vezë
- kripë
- 180 ml qumësht soje
- 3 feta bukë
- vaj ulliri
- 60 gr krem djathi
- 4 kokrra domate qershi
- sallatë jeshile
- sheqer
- piper
Përgatitja
1
Në një tigan vendosni për të skuqur pançetën. Ndërkohë në një enë rrihni vezët, shtoni pak sheqer dhe piper.
2
Shtoni pak kripë himalaje me mulli dhe qumështin Valsoia. Trazojini mirë.
3
Merrni bukën tost dhe e lyeni me masën që sapo përgatitëm. Kalojini në tigan për ti skuqur.
4
Pas skuqjes i lyeni me krem djathi. Sipër i vendosni pançetën, pomoderinit dhe një fetë sallatë jeshile. Sipër i vendosni fetën tjetër të tostit. Veproni kështu dy herë.
5
Në fund e ndani përgjysmë me ndihmën e një thike dhe shijoni tostin!