Tri Sallatat e Vitit Të Ri

Sallata

Tryeza e Vitit të Ri padyshim nuk ka kuptim pa sallatat e ndryshme që shoqërojnë gatimet tradicionale që amvisat kujdesen të përgatisin.

Janë të ndryshme recetat e sallatave që amvisat mund të përgatisin për darkën e Vitit të Ri, por disa prej tyre të veçanta nuk duhet të mungojnë në tryezë.

Recetagatimi.online ju sjell më poshtë tri sallata të shijshme të cilat shtojnë shijen e mirë të gatimeve speciale në darkën e Vitit të Ri.

Sallata Ruse

Përbërësit

1 filxhan çaji me bizele

125 gr karrota

125 gr fasule

1 kokërr e madhe patate

3 gota me majonezë

Një lugë e vogël me kripë (sipas preferencës)

Një lugë e vogël piper

Gjysmë kavanoz kastraveca turshi

Tre speca të kuq turshi (gogozhare)

Një lugë vaj ulliri

Përgatitja

Zjejmë të parat fasulet. Më pas karrotat, pataten dhe bizelet i hedhim në një enë dhe i zjejmë.

Në momentin që shohim që janë të zjera i heqim dhe i lëmë të ftohen.

Presim pataten dhe karrotat në kubikë të vegjël, i hedhim në një tas, bashkojmë fasulet e zjera, bizelet.

Presim në kubikë të vegjël edhe kastravecat dhe specat gogozhare (një spec e presim në vija të holla dhe e përim në fund për dekorimin e sallatës), i shtojmë në  tasin me perime.

Hedhim kripën dhe piperin dhe i përzjejmë. Në fund, shtojmë majonezën i përzjejmë të gjitha bashkë derisa sallata të jetë e njëtrajtshme.

Hedhim një lugë vaj ulliri sipër dhe e servirim duke vendosur për zbukurim shiritat e specave gogozhare. Shoqërohet me çdo lloj gatimi, sidomos me mishra, por edhe supra dhe gjellra të ndryshme.

Rukola me Shegë  

Një tas të madh me rukola

Kokrrat e një shege të qëruar

Dy lugë vaj ulliri

Kripë

Një lugë uthull balsamike

Fetëza shumë të holla djathi kaçkavall (sipas preferencës)

Përgatitja

Pastrojmë mirë gjethet e rukolës

(Sipas preferencës, gjethet mund t’i lini të plota ose mund t’i këpusni me dorë në copëza të vogla)

Qërojmë me kujdes shegën dhe në një tas hedhim të gjitha kokrrat e saj dhe i pastrojmë

Në një tas qelqi ose pjatancë vendosim gjethet e rukolës

Kokrrat e shegës i shtojmë sipër gjetheve të rukolës

Në fund hedhim kripën dhe vajin e ullirit

Uthullën balsamike kujdesemi t’a shpërndajmë me pika të vogla rreth gjithë sallatës

Sipas preferencës sipër sallatës vendosim edhe disa fetëza djathi kaçkavall dhe arra.

Lakër e Kuqe dhe e Bardhë me Arra

Përbërësit e sallatës 

Gjysmë kokërr qepe

200 gramë lakër të kuqe dhe e bardhë e prerë hollë

1 lugë çaji me mjaltë

1 lugë gjelle me uthull molle

1 lugë gjelle me lëng molle, pa sheqer shtesë

1 lugë gjelle me vaj ulliri

50 gramë arra të copëtuara

Gjysmë luge çaji me kripë

Një majë luge çaji me piper

Udhëzimet 

Priteni lakrën hollë.

Prisni qepën dhe shtojeni në enë.

Në vijim në një enë tjetër të shtoni uthullën e mollës, mjaltin, lëngun e mollës, vajin e ullirit, kripën, piperin dhe përziejini mirë.

Më pas hidheni salcën e krijuar sipër sallatës.

Shtypini arrat me dorë dhe më pas shtojini në sallatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *