Vezë të mbushura me panakota

Embelsira, Kalorike

Përbërësit
2 vezë çokollate
250 ml pana (e lëngshme)
4 gr xhelatinë peshku
75 gr sheqer
gjysmë zarfi vanilje
çokollatë e zezë
çokollatë (e grirë për zbukurim)
70 gr bajame (me gjithë cipë)

Përgatitja
1
Zbusni xhelatinën e peshkut në ujë të ftohtë për rreth 10 minuta.
2
Vini një tigan në zjarr dhe hidhni panën dhe gjysmën e zarfit të vaniljes.
3
Shtoni sheqerin. Ngroheni që të shkrihet sheqeri duke përzier me lugë druri.
4
Shtrydhni xhelatinën e peshkut dhe shtojani përbërjes. Përziejeni sa të shkrihet dhe fikni zjarrin.
5
Filtrojeni (nëse keni përdorur vaniljen shkop në vend të zarfit). Lëreni sa të vaket dhe ndërkaq hapni me kujdes në mes vezët e Pashkës përgjysmë (në drejtimin gjatësor). Nëse përdorni vezë me çokollatë me qumësht, që t’i forconi, shkrini pak çokollatë fondente në banjëmari dhe me një penel lyejini nga brenda vezët.
6
Pastaj futini menjëherë në ngrirje për nja dy minuta. Merrini vezët tashmë të ftohura dhe mbushini me pana kota.
7
Futini në ngrirje për 10-15 minuta. Kur të jenë ftohur lërini të trashen në frigorifer për së paku 3 orë. Zbukurojini me çokollatë të thërrmuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *